Teknologjia e prerjes me shtypje të ujit -WATER JET CUTTING

WaterJet është proqes përpunim i ftohtë me prerje me ujë i cili mundëson të punohet me materiale të cilët më parë nuk mundeshin me u përpunuar me metoda tradicionale ose janë përpunuar me vështirësi të madhe.
Principi i operimit bazohet në kalimin e ujit nëpërmjet një rrjedhë të ngushtë të ujit dhe tub prerje nën presion tepër të lartë, 3800 bar.Në kontakt me materialin energjia kinetike konvertohet në energji të presionit dhe në atë mënyrë dekompozon materialin .Shpejtësia e lëvizjes së shtypjes se ujit është 1000m/sek ,tri herë ma shpejtë se shpejtësia e zërit. Fuqia dhe shpejtësia e shtypjes së ujit i prenë materialet e buta ,kurse me shtimin e rërës gërryese procesi i prerjes hapet në të gjitha materialet. Trashësia e prerjes është prej 0,08mm deri 1,3 mm mvarësisht nga lloji dhe trashësia e materialit i cili prehet gjë që kësaj teknologjie i ep përparësi dhe kursen material. Sistemi i menaxhimit jep mundësi prerëse forma të ndryshme me precizitet dhe me kvalitet. Të madhë të prerjes.
Prerja me ujë nuk e ngroh materialin ,që është e dobishme për prerje mjet çeliku dhe metale tjera të cilat nëse vin në kontakt me temperatura të larta munden me ndryshu karakteristiken e materialit. Gjerësia e vogël e prerjes mundëson shfrytëzim ma të mirë të lëndëve të para .Prerja është më e thjeshtë me përdorimin e makines WaterJet.
Dimenzionet e pjesëve mundë të futen në njësin e menaxhimit , kurse makina do të pren me precizitet formen e programume. Kjo mënyrë e përpunimit është më e shpejtë dhe më e lirë se mënyrat tjera .Puna e makinës për prerje me uji thjesht automatizohet që lehtëson prodhimin serik.Prerja me uji nuk lenë dhëmbëzime as teha të mprehtë që eleminon nevojen e përpunimit shtesë.

Përparsit e prerjes me uji :
1. Procesi është i ftohtë ,nuk ka nxemje gjatë prerjes.
2. Nuk ka ndryshime të strukturës së materialit (mikro plasaritje, forcimi i sipërfaqes prerse, tensionet e materialit etj.)
3. Nuk ka gazra të rrezikshme as pluhur gjat prerjes.
4. Mbron mjedisin e jetës dhe mjedisin e punës (rëra natyrale dhe uji)
5. Ofron shpejtësi të madhe për prerje dhe prerje të materialeve që nuk munden me u pre me mënyra tjera
6. Precizitet i lartë
7. Nuk ka punë përfunduese në produkt ose vetëm pjesërisht kur është i nevojshëm kvaliteti i lartë
8. Shkalla e zgjedhjes së prerjes sillet prej 1-5, që mvaret nga nevoja e prodhimit.
9. Mundësi përpunimi prototipi ose seri të mdhaja.
10.Fleksibilitet i lartë i përdorimit gati në të gjitha industrit.

Me teknologji arriten 5 kvaliteta prerje.
Q1 – Prerje me shpejtësi të madhe të prerjes -ndarje e ashpër e materialit
Q2 – Prerje e cila karakterizon sistemin ma stabil por shpejtësia është akoma e madhe .
Q3 – Prerje e cila jep rezultate optimale përpunim të matejshëm dhe arritje e kvalitetit të prerjes
Q4 – Prerje e cila karakterizon kvalitetin e sipërfaqës së përpunuar dhe saktësi.
Q5 – Prerje me sipërfaqe me kvalitet të lartë saktësi të madhe por me shpejtësi të vogël të prerjes



KKvaliteti i sipërfaqës së përpunuar (sipërfaqe e vrazhdët ) sillet prej 3.2µm deri 50µm.
Në kuadër të mundësis së arritjes së kvalitetit të lartë si dhe saktësis së lartë ,si dhe karakteristikat se prerja është e ftohtë ,teknologjia është e paramenduar si përpunim final i materialit ,e jo si teknologji për prerje.Kjo nuk do të thotë se ajo nuk gjenë vendin në pregatitjen e prodhimit të ndonjë pjese ,sidomos nese merret parasysh se shtesat pas ketij përpunimi janë shumë të vogla.